Wednesday , April 14 2021
Lajmi i fundit

Komuna e Ulqinit: BISEDA ME DREJTUESIT E RIXOS GRUPIT

Rixos groupKryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka me bashkëpunëtorë ka folur mbrëmë me drejtuesit e Rixos grupit mbi qëllimin e kësaj kompanie turke të investojë në komunën e Ulqinit, mëson Portali Ul-info.

Udhëheqësia e Rixos-it, në krye të së cilës ishte drejtori i kompanisë Adnan Çelik, kanë deklaruar që dëshirojnë, para së gjithësh në Plazhin e madh, të ndërtojnë kompleksin turistik të kategorisë së lartë. “Jemi të gatshëm të investojmë kapitalin në qytetin tuaj në kënaqësi të përbashkët”, tha Çelik.

Gjeka tha që projektet e tilla janë në interes të kësaj komunë dhe theksoi që do të ndërmarrë të gjitha masat tek pushteti qendror në mënyrë që ato të realizohen.

Vetëm vitin e kaluar Rixos, i cili e ka selinë në Dubai, ka realizuar xhiron prej dy miliardë euro.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top