Thursday , February 20 2020
Lajmi i fundit

Komuna e Ulqinit: DO TË PUBLIKOJMË LISTËN E BORXHLIVE MË TË MËDHENJ

na-pomolu-izlaz-visemjesecne-krize-ul-parlamentu-forca-zagrljaju-dps-a-slika-302425Në qeverisjen lokale kanë vendosur që në çdo mënyrë legale të provojnë të mbledhin gati gjashtë milion euro borxhe të cilat personat fizik dhe juridik kanë ndaj komunës, është deklaruar për Portalin Ul-info.

Siç thuhet, vetëm personat jorezident i i kanë borxh komunës, e cila vazhdon ta ketë xhiro llogarinë në bllokadë për shkak të pagesës së kamatës firmës nga Beogradi “Partizanski put” në lartësi prej 539 mijë euro, madje dy herë më shumë.

Zyrtarët lokal thonë që do të thërrasin borxhlitë më të mëdhenj të shlyejnë detyrimet e tyre, e nëse këtë gjë nuk e bëjnë në afat të shkurtër, atëherë emrat e tyre do të publikohen, do të ju bllokohen llogaritë, madje edhe do të ju vihet hipoteka në patundshmëritë e tyre. “Shumë prej tyre blejnë lokale, kanë të ardhura të mëdha, ndërsa komunës me vite i kanë borxh tatimin. Këtë më nuk do ta tolerojmë”, tha burimi jonë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top