Saturday , January 23 2021
Lajmi i fundit

Komuna e Ulqinit: FORMOHET PUSHTETI I RI

Fatmir Gjeka, Dritan Abazovic, Nazif CunguTre subjekte politike, Forca e re demokratike, koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe Mali i Zi Pozitiv kanë arritur sonte marrëveshjen për formimin e koalicionit paszgjedhor për ushtrimin e pushtetit lokal në Ulqin.

Liderët e këtyre tre subjekteve, Nazif Cungu, Fatmir Gjeka dhe Dritan Abazoviq kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim politik dhe për principet e veprimit të këtij koalicion.

Pritet që mbledhja e Kuvendit komunal në të cilën do të zgjidhen kryetari i Kuvendit dhe kryetari i ri i Komunës, funksion të cilin do ta ushtroi lideri i koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” Fatmir Gjeka, do të mbahet javën që vjen.

15 comments

  1. Sa i perket ktyne burrave, vec per dritanin e kam nji rrspekt te jashtzakonshem. Cka ka ba ky djalosh ne skenen politike te Malit te Zi per keta 2-3 vite, nuk ka ba dhe zor ka me ba ndonji shqiptar ne historin e ketij popull. Nuk ish mire qi keta dy te tjeret vazhdojn te jene aty ku kajn qene, par sidoqofte Dritani ka mu mundu me ndryshu dicka (mendim i imi personal).

    Kush do te kishte hy ne pushtet nuk kishte ndryshu asgja. Mirpo, na si popull i thjesht dhe modest nuk kerkom shum. Jena tu kerku vec nji administrat lokale ma te mire e ma te sinqerte. Jena tu kerku prej pushtetit lokal te jet ma racional, ma ekspeditiv dhe ma efikas. Gjana te vogla munden me e nderru Ulqinin. E di se edhe denji “milionshe Euro” e investumun ne infrastruktur kishte mundur ta nderroj situaten, por tani per tani Euro-t nuk i kena keshtu qi duhet me ba dicka me at cka kena. Duhet ti analizojn te gjitha resurset qi kajn per momentin (njerzet, objektet, tokat etj. etj.) dhe te shqyrtojn perdorimin e ketyre resurseve ne menyre sa me te mire. Duhet te bejne nje SWOT analiz (strengths, weaknesses, opportunities, and threats) dhe te shohin cka jane gabimet e pushtetit te meparshem dhe pushteteve tjera ne rrethin, cilat jane gjerat e mira qi i kajn ba deri tani, cka jane mundesite (ME ATO RESURSET E LARTPERMENDURA) .
    Pushtetaret e ardhshem duhet te mesojne qe te shikojn jasht kutis (LOOK OUT OF THE BOX) cka ne kete rast eshte ndertesa e komunes. Nuk mundemi tan jeten me “QA”. Skena pare, skena ket, skena at…. Duhet mu gjet ne situata te ndryshme. Kja isht puna e nji menaxherit apo liderit.

    Nuk i di detaljet e marrveshtjes ndermjet “Zoterinjve”, mirpo do te ishte mire te formohet nje trup punues per kontrollin e punes se administrates publike dhe zbatimin e marrveshtjes qe kan bere.

    Edhe mu si shumicen e popullit me kap nervoza shpesh here. Me bahet me ik “naten per han”. Shaf qi cdo gja isht ma keq se para 20-30 viteve. Mirpo skemi cka te bajme.
    GJA ME NDERRU NUK MUNENA. NESE “QAJME” NUK KENA ME FITU KURGJA. DUHET ME KAP PUNEN ME EC PERPARA TAN SA JENA. CKADO QOFT AJA PUN, KRYESORJA ISHT ME PUNU – SE PUNA QET DICKA.

    • mitolog me vjen mir qe jr realist edhe ashtu duhet me qen te pershendes se ne cdo koment je i sinqert qao prej ulqinakut.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top