Thursday , October 1 2020
Lajmi i fundit

KOMUNA E ULQINIT: Marrëveshje për rregullimin e qendrës së Katërkollës

Gjatë këtyre ditëve është duke përfunduar pjesa e dytë e segmentit rrugor Sukubinë-Ulqin nga udhëkryqi  i Katërkollës e deri në Krythë. Në kuadër të realizimit të këtij projekti, Komuna e Ulqinit ka propozuar një projekt shtesë për standardizimin e kësaj rruge në pjesën e qendrës së Katërkollës.

Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu të shtunën ka nënshkruar marrëveshje me drejtorin e kompanisë “Bemax” z.Veselin Kovaçeviq  për realizimin e këtë projekti. Ky projekt parasheh zgjerimin e urës në qendër të Katërkollës, ndërtimin e trotuareve si dhe rregullimin e ujërave atmosferik në këtë zonë. Vlera e këtij investimi është 50 000 euro. Ky investim pritet të përfundoj para sezonit  turistik dhe bashkë me aktivitete të tjera shtesë në këtë aks siç është zgjerimi i trasës në hyrje të rrugës së Shasit, zhvendosja e tubacioneve të ujësjellësit, zhvendosja e ndriçimit publik si dhe përgatitja e dokumentacioneve të nevojshme teknike kapin vlerën prej 150 000 euro të cilat janë siguruar nga Komuna e Ulqinit.

Ndërkohë Komuna e Ulqinit është duke përgatitur edhe detyrën projektuese për hartimin e planit urbanistik për Katërkollen, ku së shpejti do të hapen procedurat për prokurimin e tij dhe deri në fund të këtij viti në kuvendin e Ulqinit do të mund të miratohet një plan i tillë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top