Friday , December 13 2019
Lajmi i fundit

Komuna e Ulqinit: NË PANAIRIN E MOSTARIT ZYRTARËT, FERMERËT DHE FOLKLORI

MostarNë panairin e madh ndërkombëtar “Ditët e qershisë”(Dani tresnje), i cili për të 12 herë mbahet në qendër të Hercegovinës, në Mostar, nga 28 deri më 30 maj, komuna e Ulqinit do të përfaqësohet në nivel të lartë.

Në këtë manifestim të ekonomisë, bujqësisë, ushqimit dhe turizmit do të marrin pjesë mbi 300 ekspozues, ndërsa komuna e Ulqinit është partner i panairit.

Në delegacionin e komunës së Ulqinit, të cilin do ta udhëheq kryetari i komunës Fatmir Gjeka, do të jetë nënkryetari Safet Beci, sekretari për ekonomi dhe zhvillim ekonomik Milazim Mustafa dhe përfaqësuesit e Organizatës turistike. Për shkak të shkëmbimit të kontakteve me zinxhirët e dyqaneve ushqimor në Hercegovinë në panair udhëtojnë 12 prodhues bujqësor, ndërsa folklorin e Ulqinit do ta prezantojë grupi kulturo-artistik i koreografit Musa Hoxha.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top