Friday , February 22 2019
Lajmi i fundit

Komuna e Ulqinit në panairin e Munihut: PËRPJEKJE PËR ANIMIMIN E INVESTITORËVE

Expo RealNë Panairin e sivjetshëm të patundshmërive dhe të investimeve “EXPO Real 2013” i cili mbahet në Munih nga 7 deri më 9 tetor, do të prezantohet dhe komuna e Ulqinit. Ajo ka marrë me qira stendën në sallën A1.

Panairi organizohet për të 16 herë dhe paraqet shans të mirë për njoftimin e partnerëve potencial të biznesit, e në të priten rreth 38 mijë vizitorë.

Sipas fjalëve të kryetarit të komunës Nazif Cungu, i cili do ta udhëheq delegacionin e komunës së Ulqinit në këtë panair, mundësi të madhe për investime paraqet dhe vizita e Arabisë Saudite dhe Panairi ndërkombëtarë i investimeve në Kanë, në të cilin po ashtu do të prezantohet kjo vetëqeverisje lokale.

2 comments

  1. Ishalla, pa na liron nga ky ankth z. Cungu e i gjen investitoret per Shas. Ne Gjermani apo ne Arabi.

  2. Ku e kena Bindin? Cka u ba me ate njeri? E shohim vetem duke komentuar ne VIJESTI. Por, pak ka devijuar :)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top