Monday , May 20 2019
Lajmi i fundit

Komuna e Ulqinit në panairin e Mynihut: U SHFRYTËZUA SHANSI I MIRË

Cungu“Me pjesëmarrje të pavarur në ”Panairin e patundshmërive dhe investimeve EXPO REAL 2013” në Munih, është paraqitur për herë të parë prezantimi gjithëpërfshirës i komunës së Ulqinit si destinacion për investime”, tha kryetari i komunës Nazif Cungu.

Ai në hotelin “Dolcino” tha që në vetëqeverisjen lokale janë përgatitur gjashtë muaj për pjesëmarrjen në këtë panair, ndërsa rezultatet do të shihen në periudhën e ardhshme. “Ka mundësi që e gjitha këto të mbesin dëshira boshe nëse nuk zgjidhim problemet infrastrukturore”, theksoi Cungu.

Në panairin e Mynihut janë prezantuar katër projekte për investim: hoteli “Galeb”, hoteli “Jadran”, “Dulcino Pearl SPA Qendra” dhe “projekti Inveaqua – Velika Palace”.

Në pyetjen e gazetarit të “Vijesti” si e komenton faktin që prapë nuk do të filloj ndërtimi i hotelit “Jadran” dhe “Galeb” dhe pse nuk respektohen kontratat investuese, Cungu u përgjigj: “Le të merren tjerët me këtë problem”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top