Komuna e Ulqinit: NËNSHKRUHET MARRËVESHJA ME UJËSJELLËSIN REGJIONAL

slavina-cesma-voda-bez-vode-prinudna-naplata-duga-vode-prokuplje-1328585176-40275Sot në Budvë është nënshkruar marrëveshja në mes kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, drejtorit të “Ujësjellës dhe kanalizime Ulqin” Fehim Avdiu dhe drejtorit ekzekutiv të NP “Ujësjellësi regjional bregdeti i Malit të Zi” Goran Jevriq me të cilin janë definuar kushtet e bashkëpunimit të ardhshëm. Në këtë mënyrë, mbas tre viteve prej kur komuna e Ulqinit është kyçur në sistemin e ujësjellësit regjional, janë krijuar kushtet për të parën herë që qytetarëve të Ulqinit të ju sigurohet furnizimi permanent i ujit më cilësor në Mal të Zi gjatë të gjithë vitit nga sistemi i ujësjellësit regjional.

“Në sajë të kësaj marrëveshje me kënaqësi dëshiroj të theksoj që qytetarët tanë këtë sezon turistik për herë të parë do ta presin pa probleme me furnizimin me ujë me çka kemi zgjidhur një nga problemet më të mëdha të qytetarëve të Ulqinit dhe kemi krijuar parakushtet për valorizimin e resurseve turistike me të cilat kjo komunë disponon”, tha Gjeka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…