Thursday , June 20 2019
Lajmi i fundit

Komuna e Ulqinit: NJËHERË PHU, PASTAJ PHDVZB

Plan UlcinjKomuna e Ulqinit i ka dërguar shkresë Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit në të cilën shkruan që Plani hapësinor me dedikim të veçantë të zonës bregdetare(PHDVZB), paradrafti i të cili është dorëzuar administratës lokale për dhënie mendimi, duhet të jetë në pajtim me Planin hapësinor-urbanistik (PHU) të komunës së Ulqini, mëson Portali Ul-info.

Me shikim të thjeshtë të PHDVZB, i cili përfshinë tërë territorin e komunës, është evidente që, siç pohojnë drejtuesit e komunës së Ulqinit, shumë zgjidhje janë në kundërshtim me PHU-në, të cilin po ashtu e përpilon kjo Ministri.

Shqyrtimi publik mbi PHU-në, përndryshe, zgjat edhe 15 ditë, gjegjësisht deri më 17 shtator.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top