Saturday , July 21 2018
Lajmi i fundit

Komuna e Ulqinit: QYTETARËT MUND TË DORËZOJNË KËRKESAT EDHE TË PREMTEN DHE TË SHTUNËN

 

Loro NrekicKryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq solli Vendimin për punë në kohë të festash shtetërore me 13 dhe 14 korrik (të premten dhe të shtunën).

Siç theksohet, këto dy ditë qytetarët do të kenë në dispozicion Buron Qytetare, Inspektoratin komunal dhe turistik si dhe Sekretariatin për Financa dhe Buxhet.

“Obligimi i tyre është që në ditë festash të sigurohet minimumi i punës në mënyrë që të përmbushen kërkesat e qytetarëve”, tha Nrekiq duke theksuar se të gjithë ato që dëshirojnë mund të dorëzojnë kërkesat për legalizimin e objekteve të ndërtuara ilegalisht.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top