Komuna e Ulqinit: SHTATË DOKUMENTA PLANIFIKUES NË PRITJE

Prej afër dy muajsh në tavolinën e kryetarit të Ulqinit Nazif Cungu gjenden shtatë drafte të dokumenteve planifikuese të cilët presin vetëm nënshkrimin e tij në mënyrë që të dalin në shqyrtim publik, është deklaruar nga partia Socialdemokrate.

Në këtë parti pohojnë që me zvarritje dhe shmangien që shqyrtimi publik të mbahet pikërisht tani, shumë qytetarëve që punojnë jashtë shtetit, e të cilët gjatë verës qëndrojnë në Ulqin, ju hiqet e drejta që në mënyrën më të mirë të valorizojnë pronën e vet dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë iu shkelen të drejtat e tyre elementare të njeriut dhe ato ekonomike.

Po ashtu thuhet që gjatë vitit të kaluar nga 17 plane të reja të cilat ishin të parapara për miratim, vetëm dy e kaluan gjithë procedurën: plani për hotelin “Jadran” dhe studimi i lokacionit për fshatin turistik në Liqenin e Shasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…