Friday , February 21 2020
Lajmi i fundit

Komuna e Ulqinit: TAKIM CUNGU – POPOVIQ

Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu është takuar të enjtën me ndihmësministrin për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm, Nebojsha Popoviq. Objektiv i këtij takimi ka qenë analiza e aktiviteteve në përgatitjen e realizimit të disa projekteve të rëndësishme për fillimin e investimeve në Komunën e Ulqinit, këmbimi i informatave për aktivitetet e deritashme si dhe përgatitjet dhe marrëveshjet për hapat e ardhshme me qëllim të nxitjes së investimeve të ardhshme në Ulqin, duke përfshirë edhe paraqitjen e përbashkët në Panairin ndërkombëtar të investimeve në Mynih.

Kryetari Cungu shkurtimisht ka bërë një rezyme të të gjitha përgatitjeve në infrastrukturën e furnizimit me ujë dhe sistemit të kanalizimit pa të cilat këto investime as që mund të paramendohen. Ai ka përmendur se me ardhjen e përfaqësuesit të KVF Bankës në Mal të Zi, nga data 5 deri me datën 10 gusht e pret finalizimin e përgatitjeve dhe rrumbullakësimin e tërësisë për fillimin e rregullimit të sistemit të kanalizimit. Cungu ka theksuar se prej disa projekteve të rëndësishme në fazën e punëve para ndërtimore janë hoteli Mediteran dhe hoteli Jadran.

Sa i përket Panairit të investimeve në Mynih, Komuna e Ulqinit tashmë e ka blerë banakun dhe në takimin i cili është organizuar pak më heret janë ftuar të gjithë investitorët që të marrin pjesë në këtë panair, që bashkarisht t’i prezantojnë projektet e tyre. Panairi ndërkombëtar i investimeve dhe patundshmërive Expo Real, i cili do të mbahet prej më 7 deri më 9 tetor në Mynih, është panairi i dytë më i madh në Europë dhe paraqet një mundësi të rëndësishme për Komunën e Ulqinit. Kryetari Cungu ka shtuar se krahas Mynihut një mundësi të madhe paraqet edhe vizita në Arabinë Saudite si dhe panairi ndërkombëtar në Kan, në të cilin Komuna e Ulqinit gjithashtu do të marrë pjesë.
“Ajo që na gëzon është se në masën më të madhe janë punuar dhe realizuar premisat për fillimin e disa projekteve të rëndësishme, e kjo është ajo që paraqet një bazë shumë të rëndësishme dhe cilësore për vetë investitorët që në një afat sa më të shkurtër mund të realizojnë atë që kanë planifikuar”, ka theksuar z. Popoviq. Ai ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në panairin e Mynihut dhe ka theksuar që Sekretariati për zhvillim të qëndrueshëm do të angazhohet maksimalisht në realizimin e përgatitjeve për këtë panair duke përfshirë edhe realizimin e kontakteve të nevojshme me qeverinë dhe investitorët dhe instrukcionet për një paraqitje sa më të suksesshme në këtë panair.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top