Sunday , September 27 2020
Lajmi i fundit

Komuna e Ulqinit: TAKIM ME PUNTORËT E KRIPORES

Komuna KriporjaKryetari i komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu vizitoi sot puntorët e kripores së Ulqinit të cilët ditë më parë kanë ndërprerë punen dhe gjenden në grevë.

Kryetari i Sindikatës së kripores Marko Miranoviq e njoftoi kryetarin Cungu lidhur kërkesat e punëtorëve për shlyerjen e pagave, kontributeve si dhe obligimeve tjera që kjo ndërmarrje iu obligohet atyre.

Kryetari Cungu shprehu keqardhje për gjendjen e krijuar në këtë ndërmarrje dhe u garantoi që do të angazhohet maksimalisht për të ndikuar në përmbushjen e kerkesave të tyre.

Ai u shpreh që Komuna e Ulqinit do ti drejtohet Qeverisë së Malit të Zi, Ministrisë së ekonomisë si dhe organit drejtues të kriporës së Ulqinit për organizimin e një takimi të përbashket për të diskutuar lidhur me tejkalimin e kësaj situate, poashtu për të diskutuar edhe lidhur me gjetjen e një zgjidhje të qendrueshme për punëtorët e kësaj ndermarrje.

Në ndërkohë, për shkak që me datë 26 janar të këtij viti zhvillohen zgjedhjet lokale në komunen e Ulqinit ai i porositi puntorët të jenë të kujdesëshem në mënyrë që kjo grevë të mos trajtohet politikisht.

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top