Sunday , December 17 2017
Lajmi i fundit

Komuna: FILLOJNË PUNIMET NË RREGULLIMIN E QENDRËS SË SHTOJIT

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjPunimet në rregullimin e qendrës së Shtojit filluan dhe pritet që të përfundohen deri përpara fillimit të sezonit turistik 2017. Me planin e rregulimit të qendrës së Shtojit të cilin e hartoi Agjencia për zhvillim dhe ndërtim është paraparë rregullimi i qendrës, sanimi i terrenit, ngritja e nivelit të tokës, ndërtimi i vendparkimeve dhe rregullimi i parkut për këmbësorë.

Realizuesi i projektit është Komuna e Ulqinit me anë të kontraktuesit NP “Veprimtaritë Komunale” ndërsa financimi është siguruar nga Fondi “Rockfeller Brothers”.

Kryetari Cungu tha që projektet e këtij lloji kontribuojnë në përmirësimin e ofertës turistike nga njëra anë dhe ne ruajtjen e ambientit publik nga ana tjetër në çfarë edhe shtoi që projektet si projekti në fjalë do jenë të numërta gjatë këtij viti kalendarik.

Kryetari i Bashkësisë lokale Shtoj ka vlerësuar projektin si më të nevojshëm duke marrë parasysh që pretendon të rregullojë qendrën e Shtojit në afat të gjatë kohor.

2 comments

  1. Hajde perhajr ju qoft. Shtoji asht permend vetem kur lopet e kane bllokue rrugen dhe shpesh kan sjedhe aksidente te randa!

  2. Po mas miri te investojn me nji shtall per fidhim qe kyt vit turistat mos te shofin bagtit neper kanta te berdhogut dhe rrugash tuj kullot …. Po sido qoft perhajr investimet qofshin

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top