Wednesday , April 26 2017
Lajmi i fundit

Komuna: FILLUAN PUNIMET NË VENDPANORAMAT VALDANOS DHE SHTEGVASHË

Vidikovac, Vendpanorama, ValdanosPër nder të Ditës së Ulqinit ne kemi vendosur të shënojmë fillimin e punimeve në dy pikë-vrojtimi në Valdanos dhe në Shtegvashë
Ngritjen e pikave të vrojtimit e ka mundësuar Organizata Turistike e qytetit tonë me ç’gjë edhe e falenderojmë.   
Keto pikë-vrojtimi do të jenë në funksion të evidentimit të vlerave dhe bukurive të shumta turistike që ka Ulqini me rrethinë.
Kjo është faza e parë e projektit dhe përfundimi tërësisht i tyre do të paraqesë një vlerë të veçantë për zhvillimin e turizmit.
Pika e vrojtimit në Valdanos, do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të shijuar këtë zonë me vlera të veçanta panoramike, përfshirë këtu ullishtën dhe pejsazhin e bukur dhe tërheqës.
Ndërkohë nga Shtegvashë, vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë bukuritë e zonës së Anës së Malit, Lumin Buna dhe viset Shqipërisë.
Organizata Turistike thotë se me projekt është paraparë dhe vendparkimi për automjete në Valdanos e kjo do të jetë dhe një mundësi që këto vende të janë të frekuentuara, përfundohet në komunikatën e dërguar nga Komuna e Ulqinit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top