Friday , September 20 2019
Lajmi i fundit

Komuna: FRANCEZËT E INTERESUAR PËR PLAZHIN E MADH

kabinet6Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu priti investitorët nga Franca Francois Fontes nga grupi Hugar, Jean Marie Leygue nga grupi GGL dhe Thierry Aznar nga kompania Helenis. Me mysafirët nga Franca ishte edhe kryetari i Fondacionit Petroviq Njegosh, princi Nikolla Petroviq me bashkëpunëtorë, drejtori gjeneral i Drejtorisë për menaxhimin e destinacionit turistik në Ministrinë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit të Malit të Zi, Marko Patriçeviq, si dhe përfaqësuesit e kompanisë InverAqua nga Cetina.
Mysafirëve iu prezantuan të dhënat për klimën investuese në Mal të Zi dhe nxitjet që janë në dispozicionin e investitorëve nëse vendosin të investojnë, si dhe disa mundësi konkrete për investim në komunë të Ulqinit, me theks të veçantë në lokalitetin e Plazhit të madh dhe hotelet të cilat planifikohen në atë zonë.
Hugar është kompani franceze me seli në Monpele, e cila merret me zhvillimin e patundshmërive dhe hoteleri. Ka xhiro vjetore prej 184 milion euro dhe punëson 235 punëtorë të profileve të ndryshme profesionale. GGL është po ashtu kompani franceze e cila merret me arkitekturë dhe është fituese e disa çmimeve prestigjioze në këtë fushë. Helenis grupi e ka selinë e vet në Monpele dhe merret me dizajnim dhe ndërtimin e resorteve turistike dhe vendbanimeve me apartamente.

One comment

  1. Sipass kesaj fotooooo, ene munjet me kjennn diçka orej kesaj vizzite.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top