Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

Komuna: FRANCEZËT TË INTERESUAR PËR INVESTIME NË ADË

Fatmir GjekaKryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij pritën në një takim pune udhëheqës të lartë të kompanisë AGN –AGENCIA nga qyteti frencez Cap Dage i njohur për   zhvillimin e turizmit nudistik në Francë dhe më gjerë. Ata shprehën interesimin e tyre  për dhënien në koncesion në afat të gjatë të ishullit Ada dhe investime të mëdha në këtë pjesë  atraktive.

Drejtori komercial i kompanisë Zhorzh Sakmezo dhe Kryetari i Dhomës Ekonomike Francezo-Malazeze David Pjer Blok shpalosën idenë e tyre, ndërkohë që nikoqiret kryetari Gjeka, nënkryetari Ardian Mavriq dhe kryetari i bordit në Rivierën e Ulqinit Agron Ibrahimi dhanë informacionet e nevojshme dhe u përgjigjen në pyetjet e të interesuarve.

Të shtojmë që këtë  çështje investitorët nga Franca e kane parashtruar edhe në takimin që kanë  pasur me kryeministrin Millo Gjukanoviq, në Ministrinë për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Turizmit dhe në Sekretariatin për  Projekte Zhvillimore. Ata njëkohësisht janë të njohur edhe  më përsëafrmi me bukuritë që ngërthen Ada pasi disa herë e kanë vizituar atë në përcjellje të autoriteteve të Rivierës së Ulqinit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top