Monday , August 21 2017
Lajmi i fundit

Komuna: HENDBOLLI NË RËRË NË ULQIN

Hendboll ne rereKryetari Cungu priti sot përfaqësuesit e Fedetatës Evropiane të Handbollit Ole Jorstad dhe Marko Trespidi si dhe përfaqësuesin e Federatës të Handbollit të Malit të Zi Emir Beshlija. Takimi u mbajt me iniciativë të Gani Resulbegut, pronarit të kompanisë Real Estate nga Ulqinit.

Në takim është analizuar mundësia e organizimit të turnamentit në Beach Handball (Handbollit në rërë) në Ulqin. Handbolli në rërë është sport relativisht i ri në Mal të Zi, andaj në takim është rënë dakord të organizohet ndeshja demostrative në mënyrë që opinion i gjërë të njoftohet se për çfarë sportit është fjala.

Kryetari Cungu tha se Komuna do të përkrah organizimin e turnamentit sepse më aktivitete të tilla mund të ndikohet në zgjatje e sezonit turistik.

2 comments

  1. Komuna ti perkrah klubet e futbollit edhe karates ne Ulqin, por sportet tjera.

  2. Larg-Nga-Ulqini

    A eshte ne pyetje “handball” per meshkuj apo femra?

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top