Komuna: INTERESIM PËR REGJISTRIM NË AKADEMINË POLICORE

Fatmir Gjeka, Fatmir DjekaKryetari i Komunës Fatmir Gjeka priti një grup të rinjsh nga qyteti ynë që kanë përfunduar shkollën e mesme e që dëshirojnë të regjistrohen në Akademinë policore në Danillovgrad.

Është hera e parë që interesimi i të rinjve tanë për të vijuar Akademinë policore është i madh e ajo që është për tu përshëndetur është fakti që në mesin e të interesuarve janë dhe dy vajza.

Kryetari Gjeka i përgëzoi të rinjtë dhe theksoi që angazhimi dhe përkrahja e tij për të bërë realitet  ëndrrën e tyre nuk do të mungojë.

Duke paralajmëruar kontakte të menjëhershme me strukturat kompetente, Kryetari i Ulqinit porositi të rinjtë që të përcjellin konkursin, rregullat e aplikimit dhe kriteret e pranimit të aplikuesve.

Dihet që të gjithë ata që synojnë të të vijojnë Akademinë policore duhet te jenë në gjëndje të mirë shëndetësore, e të kenë aftësi fizike.

Përndryshe Kryetari Gjeka në çdo takim me zyrtarët e lartë  të Malit të Zi ka parashtruar nevojën e krijimit të lehtësirave për pranimin e të rinjve tanë pranë kësaj Akademie. Kjo është dhe kërkese permanente e të gjithë subjekteve politike shqiptare që veprojnë në Mal të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…