Tuesday , May 21 2019
Lajmi i fundit

Komuna: KOMPANI NGA EMIRATET E BASHKUARA TË INTERESUARA PËR TË INVESTUAR NË ULQIN

Nrekiq EmiratetKryetari i Komunës Loro Nrekiqi zhvilloi një takim me z. Ahmed Hassib njeri nga përfaqësuesit e konsorciumit ,,NIRVANA,, nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Fjala është për konsorciumin që tubon 23 kompani të fuqishme të sektorëve të ndryshëm të cilët kanë investuar në shumë vende të ndryshme e që janë të interesuar për investime edhe në Mal të Zi, respektivisht në qytetin tone. Gjatë takimit u konfirmuan marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve dhe u fol për mundësitë e mëdha të zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik.

Kryetari i Ulqinit bëri një prezantim të mundësive për investime në qytet, ku veçoi fushat e turizmit, energjetikës, transportit  ndërtimin e aeroportit, marinës etj. si fusha me potenciale të mëdha investimi. Ai po ashtu nënvizoi dhe përparësitë që i ofrohen investitorëve të fuqishëm.

U la që shumë shpejtë në Ulqin të organizohet një takim i niveleve të larta ndërmjet dy vendeve dhe ekipeve nga kompanitë emirate me qëllim të  konkretizimit të projekteve në fusha me interes reciprok.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top