Sunday , September 23 2018
Lajmi i fundit

Komuna: KOMPANIA KINEZE E INTERESUAR PËR PRODHIMIN E ENERGJISË SOLARE

NrekiqKryetari i Komunës Ulqinit, Loro Nrekiq, kryetari  i Kuvendit Komunal Ilir Çapuni me bashkëpunëtorë pritën në një takim përfaqësuesit e kompanisë kineze Sichuan Electric Power Design & Consulting Co., LTD. ndër më prestigjiozet në sektorin e prodhimit të energjisë solare.

Ata, pas takimeve në Ministrinë  e Ekonomisë dhe interesimit për pjesëmarrje në tenderin e shpallur për panelet solar kërkuan të dhëna shtesë nga autoritet vendore lidhur me lokalitetin e Malit të Brisë,  analizave të bëra gjeomorfologjike, shpërndarjes së energjisë së fituar në mënyrë solare, por dhe për obligimet e investitorit dhe atë se çfarë ofron Komuna e Ulqinit për ta. 

Investimi në fjalë është vepër që sipas studimeve ka një kosto të lartë dhe kapacitet gjenerimi prej disa qinda megavatësh. Edhe me këtë rast u theksua që Komuna e Ulqinit është tejet e interesuar për këtë investim dhe është e gatshme që t’u dalë në ndihmë kërkesave të investitorit. Pritet që shumë shpejt një grup ekspertësh të kompanisë të vizitojnë Ulqinin dhe lokalitetin ku parashihet investimi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top