Wednesday , June 19 2019
Lajmi i fundit

Komuna: KONTRATAT PËR OBJEKTET E PËRKOHSHME, PËRJASHTOHEN PARKINGJET

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjSekretariati për mbrojtjen e pasurisë i Komunës së Ulqinit këto ditë po nënshkruan kontratat për qiradhënien e tokës së Komunës për vendosjen e objekteve të përkohshme me qiramarrësit e mëparshëm, nëse ato kanë shlyer obligimet ndaj vetëqeverisjes lokale.

Në bazë të kontratave të nënshkruara qiramarrësve pastaj i jepen vendimet e nevojshme dhe lejet për punë deri më 31.12.2019.

Vendimi nuk i përfshin lokacionet e përkohshme të cilët shfrytëzohen si parkingje publike, sepse, siç theksohet, Komuna ka formuar ndërmarrjen e veçantë e cila do të menaxhojë këto hapësira.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top