Është e nevojshme të përshpejtohen të gjitha veprimet për përgatitjen e sezonit turistik veror dhe të bëhen të gjitha përpjekjet për të krijuar parakushtet për ecurinë e mir të një sezoni të qetë dhe të suksesshëm.
Pandemia e bënë situatën shumë të paparashikueshme dhe të pasigurt, prandaj mendojë se është e rëndësishme dhe duhet të nxitet komunikimi në nivel ditorë midis Komunës – Organizatës Turistike – Sipërmarrësve lokal turistik.
Organizata turistike mund dhe duhet të luajë një rol të rëndësishëm duke punuar në mënyrë aktive në pasurimin e përmbajtjes kulturore dhe argëtuese gjatë sezonit.
Këto ishin disa nga konkluzionet e takimit të sotëm me stafin e Organizatës Turistike të Ulqinit, thonë nga Komuna e Ulqinit.