Komuna, MZ Pozitiv, KKSH, UDSH: MESAZHE URIMI PËR KURBAN BAJRAMIN

Fatmir Gjeka, Fatmir Djeka, Partia demokratike, Demokratska partijaKryetari i Komunes së Ulqinit z. Fatmir Gjeka, ka uruar besimtarët musliman me rastin e festes së Kurban Bajramit.

Në mesazhin e tij ndër të tjera thuhet:

Është rasti, që në këtë ditë të shenjtë, t’u dërgoj, urimet e mia më të përzemërta.

Ju uroj, shendet, mireqenije dhe mbaresi. Në këtë ditë të sakrifices le te  mbizoterojë paqja, toleranca dhe rrespekti.

 

Dritan AbazoviqTë gjithë përfaqësuesve të fesë islame KK MZP Ulqin i dëshiron me fat Kurban Bajramin.

Kjo festë e madhe është mundësi e mirë që edhe një herë të forcojme vlerat universale të komunitetit tonë.

Në dashuri dhe solidaritet mund të ndërtojmë kushtet më të mira të jetës për familjet dhe njerëzit tanë të cilët i duam.

Për këtë arsye është me rëndësi të përcjellim mesazhin e paqes nga zemra të gjithë atyre me të cilët ndajmë këtë hapësirë të bukur.

Kryetari i KK MZP Ulqin

Dritan Abazoviq

 

Genci NimanbeguKryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi,  Zt. Genci Nimanbegu ju uron të gjithë besimtarëve mysliman gëzuar festën e Kurban Bajramit.

Të nderuar besimtar mysliman,

Uroj që festa e Kurban Bajramit të sjellë fat, mbarësi dhe begati për të gjithë besimtaret mysliman kudo që ndodhen.

Të nderuar besimtar, le të shërbej kjo festë si një rast i mirë për t’i ofruar Shqiptarët më pranë njëri tjetrit pa dallime fetare e krahinore. Harmonia dhe toleranca ndërfetare është virtyt i paçmuar e popullit shqiptar, andaj si e tille duhet ruajtu dhe vlersuar shumë.

Gjatë këtyre ditëve, të shfrytzojmë rastin, të bëjmë vizita të ndërsjellta, të dërgojmë mesazhe urimi, të respektojmë njëri-tjetrin, ashtu siç është tradita e shqiptarëve.

Në emrin tim personal dhe të institucionit që drejtoj, uroj që të kaloni sa më bukur pranë miqëve dhe të dashurve tuaj në këto ditë feste.

Gëzuar !

Me respekt,

Kryetari,

Genci Nimanbegu

Mehmed Zenka, Met ZenkaMe rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, z.Mehmed Zenka, në emër të partisë dhe në emrin e tij personal i përgëzon  të gjithë besimtarët të fesë Islame kudo që ndodhen , festën e Kurban Bajramit me dëshirë që kjo ditë e shënuar të jetë ditë e përforcimit tonë ndaj besimit, sakrificës dhe tolerancës.

Urojmë që kjo festë të kalojë në harmoni, solidaritet, begati dhe mirëqenien në familjet e çdo besimtari. Le të na shërbejë kjo festë si moment i vetëdijesimit tonë, që ta respektojmë njëri-tjetrin, dinjitetin dhe vlerat e përgjithshme njerëzore.

Urime festën e Kurban Bajramit !

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…