Tuesday , April 24 2018
Lajmi i fundit

Komuna: KRYETARI NË LARGIM E SJELL VET BUXHETIN

 

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjKryetari në largim i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dje nënshkroi aktinin për sjelljen e buxhetit për këtë vit i cili u projektua me vlerë totale prej pak mbi 15 milion euro.

Ky vendim hynë në fuqi ditën e 8 nga dita e publikimit në Fletën zyrtare të Malit të Zi.

Shumica e këshilltarëve e koalicionit qeverisës refuzoi të sjellë këtë vendim duke thënë se buxhetin do ta sjellë pushteti i ri i cili duhet të formohet pas zgjedhjeve presidenciale të cilët do të mbahen të dielën.

Deri me 31 Mars ishte në fuqi vendimi për financim të përkohshëm të Komunës.

Sipas Statutit të Ulqinit, kryetari i Komunës, përkohësisht sjell aktet nga kompetencat e Kuvendit, nëse Kuvendi nuk ka mundësi të mbahet ose për arsye tjera është pamundësuar puna e tij, ndërsa me mossjelljen e tyre do të rrezikohet jeta e qytetarëve dhe prona me vlerë më të madhe.

Kryetari është i obliguar që këtë akt tja dërgojë në miratim Kuvendit në mbledhjen e parë të ardhshme. Nëse Kuvendi nuk e miraton këtë vendim ose kryetari nuk ia dorëzon në miratim, vlefshmëria e tij përfundon me ditën e përfundimit të mbledhjes së Kuvendit.

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top