Monday , September 16 2019
Lajmi i fundit

Komuna: KUMTESA PËR OPINION

 

Nazif CunguÇDO GJË GATI PËR  SOUTHERN SOUL FESTIVAL –MONTENEGRO  2016

Edicioni i katërt i SOUTHERN SOUL FESTIVAL -2016 do të mbahet  nga data 30 qershor  deri më 3 korrik. ,Kështu u tha në një takim të zhvilluar ndërmjet  organizatorëve të Festivalit dhe kryetarit Cungu.

Ky aktivitet I cili  organizohet  në hapsirat e Dolcinium kite Club në plazhin e madh këtë vit do të tubojë një numër  të madh të  emrave të njohur të muzikës botërore, mbi 50 sosh.

Nisur nga fakti që ky Festival nga viti në vit po tërheq vëmëndjen e opinionit vendas dhe të huaj, komuna si rëndomë do të mbeshtesë aktivitete të këtij lloji që janë në shërbim të ofertës turistike. ”

———————————————————————————————————

 

KRYETARI CUNGU TAKOHET ME PËRFAQËSUESIT E SHOQATAVE BUJQËSORE

Kryetari i Ulqinit Z .Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij u takuan me përfaqësuesit  e Shoqatave  të prodhuesve  bujqësorë që veprojnë në komunën e Ulqinit.

Zyrtarët komunalë me vëmendje përcollën  diskutimet për veprimtaritë e prodhuesve , por dhe  vështirësitë me të cilat përballen ata gjatë  procesit të prodhimit, shitjes etj. Kryetari Cungu tha se  komuna  është e gatshme që të ndihmojë   prodhuesit  bujqësorë , qoftë  financiarisht apo  nëpërmes koordinimit të punëve . Në takim u tha se  do të ishte e udhës  të përpilohet një  agrobuxhet lokal  i cili do ti dedikohej pikërisht prodhuesve.Mbetet që ata  në  kuadër të Shoqatave të tyre të komunikojnë  me  anëtarët  e të  parashtrojnë problemet e tyre dhe me ta të njoftojnë Sekretariatin për  ceshtje ekonomike.  U ra dakord që në vjeshtë në qytetin tonë të organizohet Panairi i prodhimeve bujqësore , por edhe ajo, që prodhuesit tanë të marrin pjesë në Panairet jashta vendit me qëllim  prezantimit të prodhimeve të tyre  dhe të të shkëmbejnë përvojat me prodhuesit e regjionit e më gjërë.

Po ashtu u diskutua për mundesine e formimit të një brendi me te cilin produktet nga Komuna jone do të jenë të njohura në tregun e gjerë. ”

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top