Thursday , October 18 2018
Lajmi i fundit

Komuna: LIBRA FALAS PËR NXËNËSIT E KLASËS SË PARË

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjKomuna e Ulqinit këtë vit do të sigurojë libra falas për fëmijët të cilët me 3 shtator do të shkojnë në klasë të parë të shkollës fillore, mëson Portali Ul-info.

Në Sekretariatin për Administratë dhe Veprimtari Shoqërore na thanë se akoma nuk kanë të dhëna të sakta se sa nxënës do të ndjekin këtë vit klasën e parë në këtë komunë.

„Të gjitha shkollat nuk i kanë dorëzuar akoma të dhënat për numrin e atyre të cilët në vitin shkollor 2018/19 do të ulen për herë të parë në bankat shkollore, por edhe ky formalitet do të kryhet së shpejti“, tha sekretarja e këtij Sekretariati Pranvera Suliq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top