Thursday , November 21 2019
Lajmi i fundit

Komuna: Lobi Euroatlantik Shqiptar i interesuar për investime në Ulqin

 

lobiNë Ulqin qëndroi për vizitë pune kryetari i Lobit Euroatlantik Shqiptar Z. Shukri Ymeri. Ai u prit nga kryetari i Komunës Loro Nrekiq dhe nënkryetarja Hadixhe Gjoni.

Lobi Euroatlantik Shqiptar u tha se është organizatë joqeveritare e cila ka për qëllim të bashkojë mbarë mërgatën shqiptare anekënd botës. Lobi synon organizimin e aktiviteteve në fushën e ekonomisë, punës, biznesit, organizimin e seminareve dhe debateve publike.

Kryetari i Ulqinit u ndal dhe foli për funksionimin e administratës lokale, për mundësinë dhe rëndësinë që ajo i kushton investimeve zhvillimore etj. Ai vëmëndje i kushtoi diasporës së këtyre trevave dhe ftesën që komuna i bën atyre për investime në vendlindje.

  1. Ymeri, duke u falenderuar për pritjen e ngrohtë dhe miqësore, tha se tani që ka një pasqyrë më të qartë për përparësitë që i ofrohen investitorëve do ti ftoj më energjikisht diasporën por dhe investitorë gjerman që të investojë në Ulqin.

Po ashtu palët u dakorduan që të përgatitet dhe të nënshkruhet një protokol bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Ulqinit dhe Lobit Euroatlantik Shqiptar.

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top