Friday , December 15 2017
Lajmi i fundit

Komuna: MASA RIGOROZE KUNDËR NDËRTIMIT TË EGËR

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjNë iniciativë të kryetarit të Komunës së Ulqinit Nazif  Cungu, u organizua takimi ku në fokus ishte ndërtimi i paligjshëm në territorin e komunës së Ulqinit, njoftohet nga administrata lokale.

“Kjo dukuri përsëritet prej vitit në vit, andaj duhet urgjentisht të ndërmerren masa që ajo të vihet në suaza ligjore” tha nënkryetarja Hadixha Gjoni.

Sipas Bilana Jakiq, ndihmës drejtoreshë në Drejtorinë për çështje të inspeksionit kjo dukuri vjen si pasojë e mungesës së dokumentacionit planimetrik. “Ligji për legalizimin e objekteve që do të fillojë të implementohet ne mars të vitit të ardhshëm ka për synim që kjo dukuri të ndërpritet”, nënvizoi ajo.

Mendim të ngjashëm shprehu dhe Inspektori Hajredin Osmanoviq sipas të cilit në ndërtimin e egër për momentin kryeson Shtoji i cili nuk është i mbuluar me plane përkatëse.

Pjesëmarrësit e takimit insistuan për një bashkëpunim të ndërsjellët ndërmjet organeve komunale, Drejtorisë së inspeksionit, Drejtorisë së policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës.

Po ashtu u konstatua që ndërtimi i egër në komunën tonë është prezent edhe në zonat që janë të mbuluar me plane, si dhe në zonën e të mirave detare.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top