Thursday , July 18 2019
Lajmi i fundit

Komuna: MBLIDHET SHTABI I EMERGJENCAVE

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjKryetari i Ulqinit Loro Nrekiq ka thirur sot në një takim të jashtëzakonshëm Shtabin e Emergjencave ku u raportua për dëmet që shkaktoi shiu i mbrëmshëm dhe era e madhe. Sipas kompetentëve nga terreni, dëmet janë të mëdha, dhjetra pemë të thyera, rreth 40 automjete të dëmtuar, pullaze shtëpiash dhe objektesh janë dëmtuar, prishje jane shënuar në hotele e restorante, në plazhe ka dëme shumë të mëdha, disa pjesë të qytetit nuk janë në gjëndje të furnizohen me energji elektrike për shkak të prishjes së dy shtyllave të tensionit të lartë. Kjo ka bërë që të ndihet edhe mungesa e ujit. Në takim u tha që ekipet të cilët kanë punuar tërë natën të vazhdojnë punën në evitimin e pasojave. U lanë detyra për çdo sekretariat dhe institucion.

Ekipet komunale do të dalin në terren për të bërë vlerësimet e dëme vetë qytetarëve. U tha që do të kërkohet ndihmë nga Qeveria dhe Ministritë relevante për të kompensuar qytetarët Shtabi do të jetë në kontakt të vazhdueshëm dhe sonte në orët e mbrëmjes do të ketë takimin e rradhës.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top