Thursday , August 24 2017
Lajmi i fundit

Komuna: “MILKA WAY” HEQ NGA LLOGARIA 68 MIJË EURO

EuroNjoftojmë opinionin se më datën 12.06.2017, me vendim të  Gjykatës së Apelit të Malit të Zi, nga llogaria rrjedhëse e Komunës së Ulqinit janë hequr mjete në vlerën e përgjithshme  rreth 68.000 nga ana e SHPK Milki Way, për  mospagesën  e mjeteve për grumbullimin e  qumështit  në vitet 2008, 2009, 2010 dhe llogaritjen e kamatës deri në ditën e sotme.

Kjo nuk është hera e parë që në këtë mënyrë dëmtohet  buxheti  i Komunës së Ulqinit , por këtë herë  kësaj me  punën e tyre  joligjore  i kanë kontribuar  dhe  nëpunës  të Komunës. Fjala është  për ish Sekretarin  për buxhet  dhe financa Fatmir Gjeka  i cili gjatë viteve  2008-2010 pa autorizim  ka pranuar  faturat për  grumbullimin e qumështit  për ndërmarrjen në fjalë dhe pastaj në vitin 2010 ka nënshkuar formularin per vërtetimin e borxhit, ku si borxh i ka pranuar edhe faturat  që nuk kanë qenë të pranuara nga ana e  Sekretariatit.

Komuna e Ulqinit për të gjitha këto  do të njoftojë  organet përkatëse, kurse opinioni duhet të dijë  që për shkak të  rasteve të tilla  komuna  nuk  ka sukses që të dalë  nga kriza e rëndë  financiare, edhe përkundrejt  përpjekjeve  të përditshme  dhe  angazhimit për  zvogëlimin e borxheve  dhe rritjen e të ardhurave.

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top