Komuna: MJEDISI, EKONOMIA, DEPONIA…

Pylli i pishave, Borova sumaTË KONTRIBUOJMË PËR NJË MJEDIS TË PASTËR

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu me  bashkëpunëtorët e tij përshëndesin nismën e iniciuar nga OJQ-të për aksionin e paralajmëruar për datën 10 prill, e që ka të bëjë me pastrimin e “Pyllit të Pishave”.

“Ruajtja  e  mjedisit do të jetë një nga  prioritetet  tona”,  tha  Cungu dhe shtoi se ne duhet t’i kushtojmë më shumë rëndësi  mjedisit.

Për këtë zonë atraktive për Ulqinin, pjesë me  bukuri të veçantë  natyrore dhe ambient çlodhës  për  vendas dhe të huaj, Kryetari Cungu  ka kërkuar nga  udhëheqësit e NP “Të mirat  detare” që urgjentisht  të punohet  projekti dhe Pyllit të Pishave, i cili viteve të  fundit  është dëmtuar dukshëm, t’i kushtohet vëmendja e duhur. Në këto punë do të jetë e kyçur edhe NP “Veprimtaritë  komunale”.

Me inaugurimin e  murit  mbrojtës dhe  parmakëve   të rinj, kjo  pjesë  është bërë shumë tërheqëse për vizitorët.

Pas këtij, pritet edhe një aksion i ngjashëm  me përmasa më të mëdha me 22 prill, me rastin e Ditës Botërore  të Tokës.

Nazif CunguKOMUNA E ULQINIT NDODHET NË NJË SITUATË TË RËNDUAR EKONOMIKE

Kryetari i komunës së Ulqinit Z. Nazif Cungu është në kontakte permanente me zyrtarë të lartë qeveritarë, drejtorë të Drejtorive të ndryshme dhe me institucione  ku shtruar dhe detajisht është duke kontaktuar lidhur me huazimet që ka komuna  dhe gjetjen e rrugëve për kapërcimin e situatës së rënduar financiare.

Në ditët në vijim ai do të takohet me ministra të resorëve të ndryshëm, ndërkaq  disa nga ta i ka ftuar që të gjejnë kohë për të vizituar Ulqinin dhe këtu të debatohet  për këto probleme.

Kryetari Cungu pret që ministri i ekonomisë Vlladimir Kavariq, pozitivisht do ti përgjigjet ftesës dhe në takimin e zgjeruar ku do të jenë të pranishëm bashkëpunëtorët e tij dhe afaristë, do të debatohet për mundësinë e investimeve, e ku rroli i Qeverisë në këtë drejtim mund të jetë shumë i madh.

Poashtu në ftesën që i bën  kryetari Cungu , ministrit të ekonomisë tema që do të shqyrtoheshin do të ishin dhe ata nga fusha e energjetikës dhe dhënia me koncesion për eksploatimin e mineraleve.

Deponia, DeponijaKËRKOHEN ZGJIDHJET PËR BORXHIN NDAJ DEPONISË RAJONALE “MOZHURA”’

Kryetari i Ulqinit Z.Nazif Cungu me bashkëpunëtorë u takua sot me drejtorin e Deponisë sanitare Z.Dragan Simoviq. Bashkëbiseduesit u fokusuan tek borxhet e mëdha që komuna e Ulqinit i ka ndaj kësaj ndërmarrjeje rajonale dhe që për fat të  keq të mosshlyerjes ndër vite për Komunën tonë kapin shumën  mbi 350.000 euro.

Të ndodhur në një situatë të tillë të vështirë dhe një procesi gjyqësorë të paralajmëruar në dëm të komunës tonë më 25 prill, kryetari Cungu ka propozuar që  të nënshkruhet një marrëveshje trepalëshe dhe me cesion të bëhet shlyerja e borxheve, ku komuna është garant, kuptohet  në masën e përballueshme. Ky hap është i domosdoshëm deklaroi Cungu, veçmas kur dihet që sezoni turistik po troket.

Për të gjitha këto tha Kryetari Cungu, hollësisht do të njoftojmë Kuvendin  Komunal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

Ministri Gjeka në KKSH: TË HAPET ZYRA EDHE NË TIVAR

Ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Fatmir Gjeka, së bashku me sekretarin shtetëror pranë kësaj ministrie Astrit Hoxha dhe drejtorin në Drejtorinë për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të popujve pakcë