Sunday , April 21 2019
Lajmi i fundit

Komuna: NË DHJETOR TENDERI PËR NDRIÇIMIN E KALASË

Franco FerraraNë fillim të dhjetorit duhet të shpallet tenderi për ndriçimin e Kalasë, projekti të cilin komunës së Ulqinit do të ja punojë falas mjeshtri i fotografisë dhe skenografisë nga Italia Franko Ferara, mëson Portali UL-info.

Është planifikuar që projekti të realizohet në dy pjesë, ndërsa për sezonin e ardhshëm të ndriçohet pjesa jugore dhe lindore e këtij objekti monumental.

Ferara, i cili dy ditët e kaluara ka qëndruar në Ulqin dhe ka biseduar me kryetarin e komunës Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij, ka thënë që Kalaja meriton diçka të tillë dhe që Ulqinakët, mbas realizimit të këtij projekti, akoma më shumë do të mburren me te.

Përkrahje profesionale dhe teknike në realizimin e këtij projekti do ta ofrojë biroja arkitektonik “Ital design” e Selim Resulbegoviqit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top