Wednesday , November 21 2018
Lajmi i fundit

KOMUNA: Në Ulqin qëndroi për vizitë Ambasadori i Republikës së Kosovës

Durmishi KomunaAmbasadori  Skender Durmishi dhe Zëvëndësi i tij  Enver Buçaj u pritën nga Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiqi dhe bashkëpunëtorët e tij.

Mysafirët në fillim  uruan udhëheqësit komunal për detyrën e re, më pas u shqyrtuan tema të ndryshme në interes të përbashkët.

U vlerësuan lartë marrëdhënijet ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës .U fol për  projektet që janë në realizim e që do të jenë në shërbim të qytetarëve të dy vendeve  por, theks iu kushtua dhe bashkëpunimit kulturorë,arsimorë dhe vecmas bashkëpunimit  ekonomik që është kërkesë e kohës .

Kryetari Ulqinit  u ndal tek  lidhjet  e shumta  ndërmjet Ulqinit e Kosovës,foli për rrjedhën e sezonit turistik, për investimet që janë në rrjedhë e sipër e për ata që planifikohen  por, dhe për  interesimin e investitorëve kosovarë për të investuar në Ulqin.

Ai tha se Ulqinin e pret një zhvillim i hovshëm e në këtë drejtim ka përkrahjen dhe te  Qeverisë dhe Kryeministrit.Takimi ishte  i frytshëm dhe  shumë miqësorë.Ishte konstatim i përbashkët  që takime të tilla  janë të domosdoshme  dhe të dobishme.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top