Saturday , December 15 2018
Lajmi i fundit

Komuna: NEGOCIATAT ME KfW BANKËN

IMG-ff1a98176bacabf22747f800880a6874-VSot në Ulqin  u mbajt takimi  ku u fol për furnizimin me ujë dhe grumbullimin e  ujrave të zeza në bregdetin e Malit të Zi , respektivisht për  Fazën e V -të në Ulqin.

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq  me bashkëpunëtorë priti përfaqësuesit e KfW Bankës nga Frankfurti,konsultantët dhe projektantët e projektit kryesorë,,Hydrophil,, dhe,,Pro-ingtrade,, si dhe  përfaqësuesit nga rradhët e GKW Beohidro dhe ndërmarrjeve Vodacom dhe  ujësjellësit të Ulqin.

Në takim u analizua projekti dhe aktivitetet e mëtutjeshme.Ishte konstatim i përbashkët  që kjo fazë e rëndësishme që ka të bëjë me implementimin e projektit të  përfundojë dhe pritet shpallja e  tenderit ndërkombëtarë në fund të këtij viti ose në  fillim të vitit të ardhëshëm.

Projekti në fjalë  i rëndë 20 milion euro  është fryt i bashëpunimit të Republikës Federale të Gjermanisë dhe  Qeverisë së Malit të Zi. Me realizimin  e këtij projekti qyteti i Ulqinit  do të zgjidhë cështjen  e furnizimit me ujë. Mjetet kreditore  për realizimin e  këtij projekti  do të sigurohen nga  Banka KfW me garancion të Qeverisë së malit të Zi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top