Wednesday , February 19 2020
Lajmi i fundit

Komuna: Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e Aqua-parkut

 

Akva Park 1Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq dhe Drejtori i kompanis turke Polin Edin Pepiq solemnisht nënshkruan kontratën për realizimin e investimit të Aqua-Parkut në Shtojin e Epërm nga kompania turke “Polin” një investim mbi shtatë milion euro. Aqua-Parku do të shtrihet  në një sipërfaqe 26,658 metra 2, pronë e Komunës së Ulqinit dhe është marë me konsesion për 30 vjet.

Ky investim tha Kryetari Nrekiq  i cili pritet të jetë i gatshëm në fillim të sezonit turistik do të  begatojë edhe më shumë ofertën turistike. Sipas tij përparësi në punësim në aqua –park do të kenë të rinjtë e qytetit tone, por dhe kompanitë vendase qe do te angazhohen gjatë realizimit të projektit. Kompania “Polin” është e njohur në mbarë rajonin për ndërtimin e Aqua Parkut.

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq theksoi se interesimi i investitorëve të huaj është i madh edhe për projekte të tjera në turizëm. Akva Park

One comment

  1. Katastrof… tuj pas detin dhe plazet ma te bukur ne evrope, shkojn me ndertu acqua park….tesh vjen koha qe kan me shit edhe pavarsin e juaj dhe ma pakic ju qesin jasht..

    veq vashdoni ashtu qe jeni tuj e prish ulqinin… !

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top