Friday , October 2 2020
Lajmi i fundit

Komuna: NËNSHKRUHET MARRËVESHJA PËR KREDI ME FONDIN

EuroKryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka nënshkruar sot marrëveshjen për kredi me Fondin investues-zhvillimor të Malit të Zi (FIZH), mëson Portali Ul-info.

Bëhet fjalë për shumën prej 564 mijë euro, e cila do të jetë në dispozicion të administratës lokale për disa ditë.

Këto mjete do të dedikohen për investime në infrastrukturë, ndërsa një pjesë edhe për shlyerjen e borxheve ndaj kreditorëve të cilët tashmë i kanë përfunduar punimet dhe presin që të ju paguhen mjetet.

Sipas fjalëve të drejtuesve të komunës, kredia me shumë prej 1,2 milion euro prej Atlas bankës duhet të jetë operative menjëherë mbasi që të arrihet marrëveshja për hipotekë, për çka duhet fillimisht të jap pëlqimin Kuvendi komunal. Ato presin që procedura të kryhet në 15 ditët e ardhshme.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top