Tuesday , November 12 2019
Lajmi i fundit

Komuna: NESËR MBAHET KONFERENCA PËRMBYLLËSE E PROJEKTIT ‘THE FEMININE SIDE OF QUALITY’

ProjektiTë mërkurën, me datë 23 tetor 2019, në Hotelin Mediteran në Ulqin, me fillim në ora 11:00 do të mbahet konferenca përmbyllëse e projektit ‘The feminine side of quality’.

Në kuadër të konferencës është e paraparë shpalosja e aktiviteteve të realizuara gjatë periudhës prej 18 muajve si edhe rezultatet e arritura, me theks të veçantë në punën dhe produktet vendore të grave pjesëmarrëse në projekt.

Projekti ‘The feminine side of quality’ të cilin Komuna e Ulqinit si bartëse kryesore implementon në bashkëpunim me OJQ MogUL, Qendrën Uet dhe Bashkinë e Mirditës realizohet në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar Mali i Zi-Shqipëri 2014-2020 që financohet nga fondet e Unionit Evropian dhe bashkë-financohet nga Ministria e Administratës Publike.

Vend të veçantë në konferencë zë prezantimi i grave sipërmarrëse  si edhe mundësia e degustimit të  produkteve të tyre specifike tradicionale me qëllim të vendosjes së kontakteve dhe bashkëpunimeve të reja  me përfaqësues të sektorit të hotelerisë, turizmit dhe rrjetit tregtar.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top