Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka do të nënshkruajë nesër në Podgoricë Kontratën për transferimin e 18 milion eurove për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit në Ulqin nga kredia e bankës gjermane KfW, mëson Portali Ul-info.
Këtë kontratë do ta nënshkruajnë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, Ministrisë së financave dhe Vodacomit.
Kontrata njëkohësisht parasheh që Komuna e Ulqinit të fitojë edhe dy milion euro grant, gjegjësisht mjete të pakthyeshme.
Në administratën lokale presin që deri për Vit të ri të nënshkruhet kontrata me kryesin e punimeve me çka më në fund do të niste realizimi i këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor.