Saturday , July 20 2019
Lajmi i fundit

Komuna: Nisëm për hapjen e një paraleleje të fakultetit Mediteran në Ulqin

Univerzitat MediteranKryetari i Ulqinit Loro Nrekiq priti një delegacion të Universitetit “Mediteran” të kryesuar nga Rektori  Prof. dr.Savo Markoviq.

Ata pasi folën për funksionimin e Universitetit Mediteran, degët që ekzistojnë në kuadër të tij dhe për interesimin gjithnjë e në rritje të të rinjve për të vijuar studimet në degët e këtij Universiteti thanë se janë të interesuar që një paralele të tijën ta hapin  edhe në Ulqin e cila me kalimin e kohës do të mëvetësohej. 

Kryetari Nrekiq u shpreh i gatshëm për bashkëpunim dhe mbështetje të iniciativës. Ai theksoi nevojën gjithnjë e në rritje të kuadrove, veçmas atyre profesionale. 

U la që të shihet mundësia e sigurimit të lokalit dhe kjo ide të jetësohet.  

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top