Tuesday , November 20 2018
Lajmi i fundit

Komuna: NREKIQ MIRËPRET AMBASADORIN E SHQIPËRISË

Komuna Ambasadori i ShqipërisëAmbasadori i Shqipërisë në Mal të Zi,Ridiem Kurtezi u takua me kryetarin e Ulqinit Loro Nrekiqi dhe bashkëpunëtorët e tij. Ai fillimisht falenderoi për pritjen dhe i përcolli  përshëndetjet e autoriteteve shqiptare.

Vlerësoi lartë marrëdhënijet midis dy shteteve që mund të shërbejnë si shëmbull.U ndal tek  ndihmesa e faktorit shqiptarë në Mal të Zi në sforcimin e këtyre marrëdhënijeve ,por dhe tek  ndihma e tyre konstruktive  në qeverisjen e lartë  apo në çështjet madhore për shtetin e Malit të Zi. Ndërkaq , kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqi duke i uruar suksese në misionin e tij , njoftoi Ambasadorin Kurtezi  me funksionimin e pushtetit vendorë ,me projektet që janë në realizim e sipër në Komunën e Ulqinit dhe ata që  priten të realizohen në një të ardhme të shpejtë me ndihmën e Qeverisë .

Në takim u fol edhe për  angazhimin e  dy vendeve në thithjen e  mjeteve të Bashkimit Evropian dhe realizimin e projekteve të përbashkëta. Krahas kësaj vend i vecante iu kushtua bashkëpunimit në fushën e kulturës, artit dhe sportit.Në takim folën dhe nënkryetarët e komunës Hadixhe Gjoni dhe Astrit Hoxha

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top