Komuna: NREKIQ THRET MBLEDHJEN URGJENTE TË KOALICIONIT QEVERISËS PËR SHKAK TË “K1”

Opstina Ulcinj, Komuna e UlqinitKryetari i Komunës së Ulqinit dhe kryetari i Këshillit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve Loro Nrekiq thirri të shtunën mbledhjen urgjente të koalicionit qeverisës, mëson Portali Ul-info.

Tema kryesore e takimit janë hapat të cilat duhet të ndërmerren lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit që kompanisë “Rekreaturs”, e cila punon në përbërje të kompanisë “Atlas Grup” e cila është në faliment, ti paguhen gjashtë milion euro.

“Duhet të shohim se çfarë do të bëjmë, sepse rasti i prishjes së pushimores së sindikatës së punëtorëve të Kosovës (K1) në Plazhin e Madh ndodhi në vitin 1983, ndërsa neve që nuk kemi asnjëfarë fajit  na u dorëzua fatura me vlerë të buxhetit tonë vjetor. Nëse do të bllokohemi kjo do të ishte praktikisht falimentim i Komunës tonë në fillim të sezonit”, thonë nga administrata lokale.

Pritet që pas mbledhjes, e cila fillon në ora 20.00, të jepet kumtesa për opinion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…