Sunday , September 24 2017
Lajmi i fundit

Komuna: NUK DO TË LEJOJMË DËMTIMIN E LUMIT DHE UJDHESËS SË BUNËS

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjGjatë ditës së djeshme , duke iu falenderuar  lirisë  së shtypit ,ku sejcilit i jepet mundësia  që për cdo temë  të japë mendimin e tij  , pavarësisht kompetencave  dhe  aftësive  profesionale, në  publik  qarkulluan  disa lajme lidhur  me mbylljen  e grykëderdhjes  së djathtë të Bunës.

Dikush nga padija, dikush  për  shkak të pikëve politike  tentoi  që të hedhë një  pjesë të  përgjegjësisë  për  këtë  problem në Komunën e Ulqinit.

Mendojmë  se  nuk ka qytetar në Ulqin, që nuk e din  që Lumi Buna, i tërë shtati  i saj  Ujdhesa Ada i përkasin  zonës  së të mirave  detare, ku komuna e Ulqinit, fatkeqesisht  nuk ka  kurrfarë kompetencash  mbi këtë territor.

Edhe përkundrejtë kësaj  menjëherë pas njoftimit që ky problem po përkeqësohet, gojarisht  dhe me shkrim  kemi  njoftuar  institucionet kompetente  të Malit të Zi – Drejtorinë  për ujëra  dhe Ndërmarrjen  publike  për të mirat detare. Gjatë javës së shkuar  me institucionet e përmendura, kemi  ranë dakord për aktivitete  konkrete, respektivisht  angazhimin e makinerisë së nevojshme që do të  punojnë në  normalizimin   gradualisht të  situatës.

Drejtoria për ujëra  gjatë  vitit 2014 ka publikuar thirrjen  publike  për  zgjedhjen e  firmës e  cila  do të mënjanojë  dhe do të  grumbullojë  materialin  nga  pjesa e djathtë  e Lumit Buna, por, fatkeqësisht  nuk u paraqit askush.

Komuna e Ulqinit  gjatë  zhvillimit të punimeve por edhe  në të ardhmen  do të ofrojë  të gjithë ndihmën e  duhur për  zgjidhjen e këtij  problemi, por për  shkak të ligjit i cili kufizon kompetencat, nuk duhet  pritur  nga ne  që të jemi  bartës së këtij  aktiviteti.

Dëshirojmë  të  bindim  qytetarët e Ulqinit dhe Malit të Zi  që komuna e Ulqinit  dhe organet  shtetërore  të Malit të Zi, do të ndërmarrin  të gjitha  masat e duhura  dhe do të  ruajnë  Lumin Buna dhe Ujdhesën e Adës  dhe nuk do të  lejojmë   dëmtimin e  njërës  nga  resurset më të  njohur të  këtij lokaliteti. (KABINETI I KRYETARIT TË KOMUNËS)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top