Saturday , April 29 2017
Lajmi i fundit

Komuna: NUK KA NDËRTIM NË ULLISHTË, AJO T’I KTHEHET ISH PRONARËVE

Komuna e Ulqinit, Opstina Ulcinj

Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu u takua me përfaqesuesit e Shoqatës për kthimin e ullishtës ne Valdanos, të cilët shprehën interesim për tu njoftuar përsëafrmi me Planin Hapsinor Urbanistik i cili tashmë është në fazën përfundimtare dhe me vizitën e Kryeministrit Gjukanoviq që i bëri Ulqinit.

Kryetari Cungu edhe në këtë takim përsëriti qëndrimet konformë vendimeve të Kuvendit që ullishta duhet ruajtur, dhe duhet ti kthehet ish pronarëve. Pas diskutimeve në takim u sollen disa konkluza. U la që të  mbahet një takim ndermjet  perfaqësuesve të Komunës  ish pronarëve Ministrise së  financave, Ministrise së bujqësisë,  Drejtorisë për patundshmëri,  për tu marrë vesht  për masat  konformë  kërkesave  të ish pronarëve  për  kthimin e ullishtës  në Valdanos.

Poashtu njëzëri u ra dakord që Ullishta në Valdanos të shpallet zonë e mbrojtuar, konformë ligjit, respektivisht që në të të ndalohet cdo lloj ndërtimi.

Ish pronarët edhe  në këtë takim përsëritën që janë dakord  që  për kthimin e ullishtës  të kryhet  kthim i drejtë i kompensimit,  që ish pronarët i kanë pranuar  në bazë të  ekspoprijimit, në harmoni  me ligjin e eksproprijimit.

Ish pronarët  pajtohen që  me Planin  Hapsinorë Urbanistik, hapsira për valorizim turistik  të kufizohet në hapsirën në të cilën nuk ka ullishtë

Këto konkluza i nenshkroi kryetari Cungu, kryetari i Shoqates  për  kthim Luka -Batko  Gjakonoviq  dhe Kryetari  i kuvendit  të shoqates  Latif – Avdo Gorana.

Përfaqësuesit e Shoqates  paralajmeruan që më datën 15 shtator ne sallën e Kuvendit të Ulqinit do të mbajnë takim me të gjithë  ish pronarët.

Këto konkluza do ti dërgohen edhe Ministrisë për planifikim hapsinorë dhe përpunuesit të Planit hapsinorë të Ulqinit, që të inkuadrohen në verzionin e fundit të Planit i cili pritet të miratohet së shpejti.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top