Sunday , November 19 2017
Lajmi i fundit

KOMUNA ORGANIZON MBRËMJE DONATORE PËR KF OTRANT – OLYMPIC

Otrant OlimpikMë 29 gusht në  ambientet  e hotelit Olimpic, komuna e Ulqinit  organizon mbrëmjen donatore në mbështetje të KF Otrant –Olympic. Në mbrëmje  janë ftuar përfaqësues të  institucioneve  afaristë dhe sipërmarrës të fushave të ndryshme, pronarë të plazheve, dhe dashamirë të sportit.

Në sezonin e shkuar të rinjtë e tubuar rreth Klubit Futbollistik Otrant –Olympic na dhuruan ndeshje mbresëlënese  dhe  fitoret enjëpasnjëshme na  mbushnin cdoherë me krenari.

Edhe këtë sezon Klubi e ka  nisur mbarë. Komuna e Ulqinit gjatë pushimit veror  ka  ndermarrë një sërë aktivitetesh  në përmirësimin e kushteve në ambientet  sportive të klubit.Mirëpo kjo dhe  funksionimi  normal  kërkojnë mjete  të konsideruara. Komuna  është e bindur që  thirjes  për të ndihmuar KF Otrant –Olympic  edhe këtë rradhë do ti  përgjigjet një  numër i madh  i afaristëve  të qytetit tonë.

Mbrëmja e donatorëve do të jetë dhe një rast i mirë  për të falënderuar të gjithë ata që  kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të ndihmojnë  sportin dhe të rinjtë tanë të talentuar por, dhe për të evokuar kujtime nga  sporti i futbollit në Ulqin i cili ka një traditë të gjatë 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top