Thursday , October 22 2020
Lajmi i fundit

Komuna për vendimin e Komisionit në Tivar: DO TË ANKOHEMI, TENDERI NUK NDËRPRITET

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjNga Komuna e Ulqinit kanë paralajmëruar që do të ankohen në vendimin e Komisionit për kthim dhe kompensim në Tivar, me të cilin familjes Rudoviq pjesërisht është kthyer toka në Shtoj, në të cilën duhet të ndërtohet akva-parku.

“Ne të mërkurën kemi marr vendimin dhe në afat prej 15 ditëve do të dorëzojmë ankesën”, deklaroi sekretari i Sekretariatit për mbrojtje të pasurisë së Komunës Gzim Haxhibeti.

Rikujtohet që Rudoviqëve në maj të vitit 2011, me vendim të Komisionit për kthim dhe kompensim po ashtu është kthyer prona e marrë dhe që në dhjetor të të njëjtit vit, Enti për patundshmëri, ka sjell vendimin dhe ka lejuar regjistrimin në listën e patundshmërive, në bazë të vendimit përfundimtar të komisionit kompetent. Mirëpo, mbrojtësi i interesave pronësore-juridike i Malit të Zi është ankuar në Gjykatën administrative, i cili e ka anuluar vendimin dhe e ka kthyer lëndën në procedurë të përsëritur.

Nga administrata lokale theksohet që është e papërshtatshme që vendimi sillet prapë në mes të procesit të tenderit. “Por, ne nuk do ta anulojmë shpalljen publike. Do të nënshkruajmë kontratën me fituesin e tenderit atëherë kur çdo gjë do të jetë e qartë ligjërisht sa i përket kësaj prone”, është thënë për Portalin UL-info nga komuna.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top