Wednesday , October 23 2019
Lajmi i fundit

Komuna: PËRFUNDOI PROCEDURA PËR KREDI, AFËR EDHE PËR AKVA-PARK

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjTë gjithë procedurat e nevojshme për marrjen e kredisë me lartësi prej 1,2 milion euro prej Atlas bankës kanë përfunduar sot dhe pritet që jo më vonë se për 15 ditë këto mjete të jenë operative, mëson Portali UL-info.

Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve do të dedikohen në shlyerjen e pagave të prapambetura të punësuarve në administratën lokale dhe ndërmarrjet publike ku themelues është komuna.

Ndërsa sot në komunë të Ulqinit kanë qëndruar drejtuesit e kompanisë turke “Polin”, kompania bijë e së cilës, për 30 vite, ka marrë me qira nga komuna e Ulqinit tokën në Plazhin e madh për ndërtimin e akva-parkut.

Turqve i janë ofruar disa zgjidhje rreth problemeve eventuale me pronësi për këtë tokë , të cilët, siç presin të dy palët, do të pajtohen në dy javët e ardhshme, në mënyrë që marrëveshja për ndërtimin e “parkut ujor” në Ulqin të nënshkruhet kah mesi I dhjetorit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top