Komuna: PRANUAN KËRKESËN PËR MË SHUMË KATE NË “SERVANTES”

Hotel Jadran Ulcinj, Hoteli Jadran UlqinKryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka i dërgoi përpunuesve të Planit hapësinor-urbanistik të kësaj komunë kërkesën e kompanisë “Star of Montenegro” me të cilën kërkohet rritja e numrit të kateve për hotelin e ardhshëm “Servantes”, mëson Portali Ul-info.

Në pushtetin lokal të Ulqinit nuk e kundërshtojnë atë kërkesë meqenëse bëhet fjalë për investim me vlerë të përgjithshme prej 50 milion euro.

Siç thanë investitorët, kompania “Nedfact” nga Hollanda dhe “Starline engineering” nga Mali i Zi, kanë pranuar propozimin e operatorit të tyre hotelerik “Heliopark”, që numri i kapaciteteve akomoduese duhet të rritet nga të planifuarat 115 në 150, “në mënyrë që projekti të jetë profitabil”.

Këtë javë drejtorët e “Nedfact-it” do të qëndrojnë në Mal të Zi në mënyrë që të dakordojnë detajet për fillimin e ndërtimit të hotelit në Sukë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…