Wednesday , December 12 2018
Lajmi i fundit

Komuna: PREZANTOHET ZGJIDHJA PLANIFIKUESE PËR MARINËN DHE TUNELIN POSHTË KALASË

Tuneli, Kala, Tunel, Stari GradIde e vjetër dhe nevojë e qytetit dhe qytetarëve të tij është që të kenë marinë. Një e tillë me 10 lidhje duhet të ndërtohet poshtë Kalasë, në Lima, u tha të hënën në Sallën e Madhe të Komunës së Ulqinit në prezantimin e zgjidhjes planifikuese.

Siç tha autori i projektit Mlladen Kekiq, marina me Ranë do të ishte e lidhur me tunel poshtë Kalasë, i cili do të ishte i gjerë katër metër dhe po aqë i lartë. Nga tuneli ashensori do të çonte drejt Kalasë.

Krekiq, i cili hartoi edhe projektin e Porto Montenegros, tha se marina në Lima është projekt real dhe i realizueshëm dhe se patjetër do të ketë interesimin e investitorëve.

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë tubim, të cilin e organizoi Sekretariati për Planifikim Hapësinor dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, përshëndetën këtë projekt ideor dhe theksuan se do të rrisë ofertën turistike të qytetit duke shprehur pritshmërinë që të realizohet sa më parë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top