Komuna: REFUZOHET KËRKESA PËR SHKËMBIMIN E TOKËS BOGETIQI – VALDANOS

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjKomuna e Ulqinit në përgjigjen e dërguar Ministrisë së Financave të Malit të Zi në mënyrë energjike refuzoi mundësinë që të përmbushë kërkesën e kompanisë nga Podgorica „MN invest“ për shkëmbimin e 670.000 metër katror në Bogetiq, afër Nikshiqit, për të njëjtën sipërfaqe në Valdanos, mëson Portali Ul-info.

Nga Ministria me këtë rast Komunës së Ulqinit i dërguan „kërkesën për marrjen e pëlqimit për shkëmbimin e patundshmërisë“.

Siç thanë në letër, qëndrimi i vetëqeverisjes vendore nuk do të jetë obligues gjatë vendosjes përfundimtare, meqë toka në Valdanos është shtetërore.

Kjo kërkesë u prit me gjykim të pandarë dhe të ashpër të të gjithëve në Ulqin, e në veçanti u theksua se është e pabesueshme si kjo Ministri ka pranuar ta marrë ndopak në shqyrtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…